Shkurt.ch
Zvicerani mesatar posedon 374 mijë franga
Pasuria neto e llogaritur së bashku e të gjitha ekonomive familjare në vitin 2012 ka qenë 3005 miliardë franga ose për 6 për qind më shumë se një vit më parë
Pasuria mesatare neto e banorëve të Zvicrës gjatë vitit 2012 ka shënuar një rritje për 19000 franga në krahasim me një vit më parë. Kështu ka vazhduar trendi i rritjes së pasurisë, i filluar nga viti 2008. Por, krahas kësaj janë rritur edhe borxhet e tyre.
Sipas një studimi të Bankës Nacionale të Zvicrës (SNB) secili banor i Zvicrës zotëron një pasuri të pastër prej 374 mijë frangash. Pasuria neto e llogaritur së bashku e të gjitha ekonomive familjare në vitin 2012 ka qenë 3005 miliardë franga ose për 6 për qind më shumë se një vit më parë. Ndryshe, kjo rritje është 19 mijë franga për kokë banori.
Arsye për rritjen e këtyre shumave janë rritja e aksioneve në bursa dhe ngritja e çmimeve të patundshmërive, njofton SNB.
Në vitin 2008 pasuria e gjithëmbarshme e ekonomive familjare të Zvicër kishte qenë 2450 miliardë ndërsa në viti 2012 ajo për herë të parë e ka kaluar shkallën prej 3000 miliardë frangash, gjegjësisht 3005 miliarda.
Nga ana tjetër borxhet e zviceranëve gjatë vitit 3012 janë rritur për 4%, duke mbërritur në 736 miliardë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











