Shkurt.ch
Zvicra, 19 miliardë franga për hulumtime shkencore
Vetëm në krahasim me vitin 2008, kur ishte bërë statistika e fundit, kjo shifër është për 14 për qind ose për 2.2 miliardë franga më e madhe
Zvicra, për hulumtime shkencore e zhvillim ka investuar 18.5 miliardë franga duke zënë kështu vendin e gjashtë në botë pas vendeve si: Koreja e Jugut, Izraeli, Finlanda, Suedia dhe Japonia. Kjo gjendje është shënuar në vitin 2012 dhe atë e ka publikuar sot Zyra Federale për Statistika. Sipas saj, vetëm në krahasim me vitin 2008, kur ishte bërë statistika e fundit, kjo shifër është për 14 për qind ose për 2.2 miliardë franga më e madhe.
Me rreth 12.8 miliardë franga ose dy të tretat e shumës së plotë kanë kontribuuar ndërmarrjet, që është për 7 për qind më shumë se në vitin 2008.
Vendin prijës në këtë aspekt e zënë ekonomia private dhe sidomos industria farmaceutike, por ato gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar dukshëm më pak se shkollat e larta. Ky sektor e ka shtuar gjatë katër viteve kontributin e tij në këtë drejtim me 32 për qind duke arritur në 5.2 miliardë franga.
Vetë shteti dhe organizatat private, sipas kësaj statistike, nuk kanë pasur ndonjë rol me peshë në nivel nacional. Ndërkohë, federata dhe kantonet kanë luajtur një rol të rëndësishëm si financues. Gjatë vitit 2012 ato kanë paguar 4.7 miliardë për hulumtime. 4.2 miliardë nga kjo shumë kanë shkuar për shkollat e larta.
Të dhënat për hulumtime shkencore gjatë vitit 2012 kanë përbërë 3.1 për qind të brutoprodhimit të Zvicrës për atë vit.
Në vitin e përmendur në Zvicër kanë qenë të punësuar në fushë të hulumtimit dhe zhvillimit 117 mijë veta, që është 17 për qind më shumë se në vitin 2008.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër












