Shkurt.ch
Zvicra anulon kursin për ushtarakët rusë
Kjo vjen si pasojë e tensioneve që ka shkaktuar ndërhyrja e Rusisë në Krime të Ukrainës
Si përgjigje ndaj ndërhyrjes së forcave ushtarake të Rusisë në Krime të Ukrainës, Zvicra ka vendosur të anulojë njëherë për njëherë pjesëmarrjen e ushtarakëve rusë në një kurs për ushtarët malorë që ishte planifikuar ta zhvillonin ata në Zvicër. Fjala është për kursin që është dashur të mbahet në Andermatt, kantoni Uri.
Në kurs ishte planifikuar pjesëmarrja e rreth dyzet ushtarëve rusë
Siç bën të ditur srf.ch Zvicra ka shfrytëzuar rrugën diplomatike për të kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë. Kursi është shtyrë për kohë të pacaktuar.
Siç thuhet në një prononcim nga Ministria e Mbrojtjes, Zvicra ndjehet e detyruar të tregojë më shumë vetëpërmbajtje në kohët e tensioneve ndërkombëtare, çfarë janë duke ndodhur aktualisht në raport me Rusinë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












