E-Diaspora
Zvicra dëbon grekun që rrahu brutalisht shqiptarin
Gjykata e Qarkut e Cyrihut ka dënuar një 24 vjeçar për shkak të lëndimit të rëndë të një personi tjetër. Greku do të dëbohet shtatë vjet nga vendi helvet, shkruan 20min.ch.
Përleshje e dhunshme ndodhi në 25 mars 2017 në “Club Vior” të rrugës Löëwenstrasse: Një 29 vjeçar shqiptar mbeti i plagosur rëndë, ndërsa për këtë u arrestua një automekanik (24) nga Dübendorf. 24 vjeçari grek kishte lindur në Cyrih, ndërsa të enjten doli përpara gjykatës për veprën penale. Ai kishte qëlluar shqiptarin me grushta në fytyrë, duke e shtrirë përtokë. Shqiptari mori lëndime të rënda: theu hundën, një dhëmb dhe mori tronditje në tru. Për këtë është fajësuar 24 vjeçari grek, i cili gjithashtu përgjatë një përleshje kishte kërcënuar me vdekje një shofer dhe bashkëudhëtar.
“Grushtat ishin vetëm një tërheqje veshi”
Përpara gjykatës greku ishte i qetë dhe i qëndrueshëm, por sipas tij nuk kishte ndodhur ngjarja aq keq. 24 vjeçari ka mohuar kërcënimet me vdekje. Përveç kësaj ai shtoi se në vend të grushtave ka pasur vetëm tërheqje veshi dhe shkelmat nuk kishin qenë masive, por vetëm goditje të lehta.
Por ndryshe e pa ngjarjen Gjykata. Ajo foli për një vepër brutale dhe e dënoi grekun për kërcënime dhe lëndime trupore me tre vjet burg. Gjithashtu do dëbohet nga vendi për shtatë vitet e ardhshme.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri Deri më tani, Zvicra nuk ka qenë në gjendje të kryejë asnjë kthim të detyruar në... -
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin













