Shkurt.ch
Zvicra dëbon kosovarin problematik
Zyra për Migracion e Kantonit të Bernës në bashkëpunim me Policinë Kantonale ka vendosur të dëbojë nga Zvicra një të ri nga Kosova pasi ka mbaruar dënimin për disa vepra të kryera penale.
I përmenduri ishte dënuar në prill të vitit 2009 nga Gjykata e qarkut Bern-Laupen, për grabitje, shkelje të rëndë të rregullave të komunikacionit dhe për shkelje të ligjit mbi narkotikët, mbajtje të armëve pa leje vozitje pa leje etj. Për të gjitha këto vepra ai pati marrë dënimin prej katër vitesh burg. Kjo ka shtyrë zyrën Federale për Migracion që të marrë masën e dëbimit, respektivisht t`ia anulojë të drejtën e qëndrimit të tij në Zvicër. Ankesa e bërë nga ai në vitin 2010 ishte hedhur poshtë.Zbatimi i vendimit për dëbim është bërë në koordinim me policinë e kantonit të Bernës dhe ka rrjedhur pa probleme, thuhet në njoftimin e zyrës për migracion. Përveç dëbimit, ndaj kosovarit është vendosur edhe masa e ndalimit të hyrjes në Zvicër për dhjetë vite.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











