Lajme
Zvicra mund të heqë masat e koronës kur të vaksinojë 80% të popullatës
"Danimarka mund të shërbejë si një model për ne", është shprehur Christoph Berger, President i Komisionit Federal për Çështjet e Vaksinimit"
Sipas ekspertëve, Zvicra ndoshta mund të heqë masat e koronës kur të ketë arritur një normë vaksinimi prej rreth 80 për qind. “Danimarka mund të shërbejë si një model për ne”, është shprehur Christoph Berger, President i Komisionit Federal për Çështjet e Vaksinimit, të “NZZ am Sonntag”.
Atje, 84 për qind e popullsisë mbi 12 vjeç janë vaksinuar. Prandaj Danimarka ka hequr të gjitha kufizimet për koronën, transmeton albinfo.ch. Në Zvicër, rreth 60 për qind e popullsisë të moshës mbi 12 vjeçare janë vaksinuar dy herë.
Sipas gazetës, epidemiologu Marcel Tanner supozon se 70 deri në 80 për qind të vaksinuar janë të mjaftueshëm për të krijuar perspektiva të reja për të jetuar me virusin.
Ndërkaq, epidemiologia daneze Lone Simonsen ka thënë për “SonntagsBlick” se bota mund të mësojë shumë nga Danimarka. Ajo shpjegon se kaq shumë danezë janë vaksinuar vetë pa pasur nevojë që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm.
Kjo është arritur “përmes besimit dhe stimujve të duhur. Ne kurrë nuk kemi pasur vaksinim të detyrueshëm. Por ne të gjithë patëm një debat të shëndetshëm në lidhje me pikën e vaksinimit dhe masave të higjienës, transmeton albinfo.ch.
Janë bërë gjithashtu kërkime të hollësishme për atë që ishte shqetësuese për popullatën. Qeveria veproi në përputhje me rrethanat dhe gjithmonë dha informacion shumë të qartë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë












