Shkurt.ch
Zvicra do të ketë 10.2 milionë banorë në vitin 2045
Kjo shifër është korrigjim i prognozave të mëhershme. Në vitin 2010 parashihej se në vitin 2060 Zvicra nuk do të ketë më shumë se 8.9 milionë banorë!
Zvicra pas 30 vitesh, gjegjësisht në vitin 2045 do të ketë 10.2 milionë banorë ose dy milionë më shumë se ka sot. Zyra Federale për Statistikë (BfS) duke e publikuar sot këtë shifër, ka bërë një korrigjim prognozave që ajo ka bërë vetë më parë lidhur me shtimin e popullsisë.
Të kujtojmë: në vitin 2010 prognozat e kësaj zyre thoshin se madje në vitin 2060 Zvicra nuk do të ketë më shumë se 8.9 milionë banorë.
BfS në njoftimin e saj ka shkruar se përmasat e shtimit të popullatës së Zvicrës varen ekskluzivisht nga numri i të ardhurve nga jashtë dhe i atyre ë braktisin Zvicrën. Ndërsa shtimi në bazë të lindjeve pothuaj nuk ka kurrfarë ndikimi në rritjen e numrit të popullsisë. Për më tepër, pas një kohe të caktuar numri i vdekjeve do ta tejkalojë atë të lindjeve, konsideron BfS.
Zyra në fjalë, krahas skenarit të përmendur, që bazohet në trendin e deritashëm të shtimit të popullatës, ka bërë edhe një skenar “maksimal” dhe një tjetër “minimal”. Skenari i parë nënkupton shtimin e popullatës si rezultat i zhvillimit të mëtejmë ekonomik të Zvicrës dhe problemeve ekonomike në BE. Në rast se ky skenar realizohet, atëherë Zvcra në vitin 2045 do të ketë 11 milionë banorë.
Ndërkaq sipas “skenarit minimal”, Zvicra në vitin 2045 do të ketë vetë 9.4 milionë banorë. Kjo sipas BfS mund të ndodhë në rast se në Zvicër do të kemi një zhvillim më të ngadalësuar ekonomik.
E-Diaspora
-
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë Kosova triumfon me 4-3, falë talentit dhe profesionalizmit të futbollistëve të Diasporës... -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












