Lajme
Zvicra do të kursejë energjinë duke ulur ngrohjen e dhomave
Ndër propozimet që po qarkullojnë në këtë drejtim është ai që, në pronat urbane, për shembull, temperatura e dhomës të ulet për 1 deri në 2 gradë
Kriza energjetike ka bërë që zviceranët të jenë më kreativë sa i përket kursimit të energjisë, shkruan albinfo.ch. Kështu, shumëllojshmëria e ideve se si të kursehet energjia është pasqyruar në shtypin e së dielës.
Ndër propozimet që po qarkullojnë në këtë drejtim është ai që, në pronat urbane, për shembull, temperatura e dhomës të ulet për 1 deri në 2 gradë. Me përjashtim të shkollave fillore dhe gjimnazeve, uji i nxehtë, sipas kësaj ideje duhet të hiqet tërësisht nga përdorimi, shkruan gazeta “Sonntagszeitung”.
Qytetet gjithashtu duan të japin kontributin e tyre në kursimin e nergjisë, në mënyrë të koordinuar. Për shembull, temperatura e ujit në pishinat e mbuluara mund të ulet. Më pak drita duhet të ndizen gjatë sezonit të Adventit dhe në Krishtlindje (gjatë dhjetorit).
Ndërmarrja Federale e Hekurudhave SBB, nga ana e saj, tashmë ka fikur orën e madhe në selinë e vet në Bernë.
Në këtë kontekst, deputeti i FDP-së në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, Damian Müller është shprehur në favor të stimujve për të shpërblyer kursimet vullnetare – si një shtesë e kuotave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













