Lajme
Zvicra do të marrë për shërim fëmijë të plagosur nga Ukraina
Pala ukrainase ka specifikuar së fundmi kërkesën e saj. Prandaj, tani po kërkohet të pranohen 155 fëmijë të cilët janë në gjendje të keqe shëndetësore
Zvicra tani dëshiron të marrë të lënduar nga Ukraina. Pas vetos fillestare nga Departamenti i Punëve të Jashtme (EDA), fëmijët do të lejohen të marrin ndihmë mjekësore në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Me sa duket, një letër nga ambasadori ukrainas në Bernë i bëri gjërat të lëvizin.
Ai i ka dërguar një letër Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (EDA). Kështu ka deklaruar ambasadori ukrainas, Artem Rybchenko, të mërkurën në mbrëmje në “SRF Tagesschau”.
Sipas raportit, pala ukrainase garanton se asnjë ushtarak nuk do të pranohet në Zvicër për trajtim mjekësor. Tani, ai thotë se është në pritje të një përgjigje.
Zëvendëssekretari i Shtetit në EDA, Johannes Matyassy, shpjegoi pikëpamjen e Këshillit Federal si më poshtë: Zvicra kishte marrë një kërkesë nga NATO, shkruan nau.ch. Aty thuhej se Ukraina do të përcaktonte se kush do të dërgohej jashtë vendit si person i dëmtuar. Kështu që Zvicra nuk mund të kishte kontrolluar nëse do të kishte ushtarë në mesin e tyre. Por tani gjërat kanë ndryshuar.
Sipas “Tagesschau”, pala ukrainase ka specifikuar së fundmi kërkesën e saj. Prandaj, tani po kërkohet të pranohen 155 fëmijë nga vendi i shkatërruar nga lufta, të cilët janë në gjendje të keqe shëndetësore, përcjell albinfo.ch. “Topi” është tani në duart e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), e cila duhet të vendosë.
EDA kishte deklaruar më parë se kishte pengesa sipas ligjit të neutralitetit për pranimin e pacientëve ushtarakë. Dhe bërja e dallimit midis pacientëve civilë dhe atyre ushtarakë është vështirë e mundur.
Që nga pushtimi i Ukrainës i urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin më 24 shkurt, ushtria ruse ka shkatërruar qindra spitale dhe objekte shëndetësore atje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” shënon 17 Shkurtin me promovim libri dhe koncert Promovohet libri “Unë, bija jote, Atdhe” i autores Amina Nuraj, shqiptare nga Sanxhaku. Pas promovimit vjen... -
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Kurti pret nxënësit fitues të 16 medaljeve në Olimpiadën NEO në SHBA -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland
Jeta në Zvicër
-
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj? Saunat po përjetojnë një rritje të madhe në Zvicrën frëngjishtfolëse, ku po hapen shumë objekte të... -
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve -
Swisscom rrit çmimet e abonimeve private nga prilli -
Vonesa dhe anulime në Aeroportin e Gjenevës për shkak të një defekti teknik -
Mungesa e borës kërcënon punët sezonale në qendrat e skive me lartësi mesatare në Zvicër















