Shkurt.ch
Zvicra do të pranojë refugjatë nga Siria
“Këta njerëz janë refugjatë të vërtetë, për arsye se e kanë me të vërtetë të rrezikuar jetën dhe trupin”
Zvicrës do t`i duhet të pranojë refugjatë nga Siria, në një kohë kur konflikti i tipit të luftës qytetare atje po përshkallëzohet. Këtë e ka deklaruar kryetari i konferencës së drejtorëve të policive kantonale Hans-Jürg Käsere në një intervistë dhënë gazetës “NZZ am Sonntag”.
“Këta njerëz janë refugjatë të vërtetë, për arsye se e kanë me të vërtetë të rrezikuar jetën dhe trupin”, ka thënë Käser, duke menduar për refugjatët potencialë nga Siria.
Për këtë arsye ai ka shprehur mendimin e tij se “Zvicra duhet të pranojë një kontigjendt të refugjatëve sirianë”.
Ndërkohë, për pranimin e refugjatëve nga Siria tashmë po bëhet fjalë edhe në Entin Federal për Migracion (BFM). Zëdhënësi i këtij enti, Michael Glauser ka thënë se “jemi duke e vëzhguar situatën dhe po e shqyrtojmë mundësinë për pranimin e refugjatëve”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës Shoqata e qiramarrësve të kantonit (ASLOCA) ka mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për të nisur një referendum... -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh











