Sport
Zvicra e shqiptarëve mposhtet nga Belgjika
Vladimir Petkoviq kishte hedhur në fushë pesë futbollistë shqiptarë, Granit Xhakën, Valon Behrami, Xherdan Shaqirin, Blerim Xhemailin dhe Admir Mehmedin
Përfaqësuesja e Zvicrës ka vazhduar me rezultate jo të mira në miqësore. Kësaj radhe janë mundur nga Belgjika 1:2, shkruan albinfo.ch.
Vladimir Petkoviq kishte hedhur në fushë pesë futbollistë shqiptarë, Granit Xhakën, Valon Behrami, Xherdan Shaqirin, Blerim Xhemailin dhe Admir Mehmedin.
Ishte Xhemaili, ai i cili shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 31-të, pas një aksioni të mirë të vendasve, derisa shumë shpejt kundërpërgjigjet me anë të Lukakus dhe në fund De Bruyne shënoi për fitoren e belgëve në këtë takim.
Shani Tarashaj hyri në minutën e 64-t, duke zëvendësuar sulmuesin shqiptar, Mehmedi.
Deri në ndeshjen e parë me Shqipërinë në Euro 2016, Zvicra do të luajë edhe një miqësore me 3 qershor ndaj Moldavisë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Paris njofton pezullim të përkohshëm të shërbimeve konsullore Ambasada e Kosovës në Paris me mesazh falënderimi dhe urimi për mërgatën... -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Ngjarje e rëndë në Zakynthos, qeni i familjes i merr jetën 2 vjeçarit shqiptar
Jeta në Zvicër
-
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën Hekurudhat Federale Zvicrane (SBB) po zgjerohen për të ofruar më shumë lidhje direkte me qytetet europiane,... -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind












