Shkurt.ch
Zvicra, e shtata në botë për tregti të hapur
Vendin e parë në këtë listë e zë Singapori, të dytin Hongkongu dhe të tretin, Holanda
Ekspertët e ekonomisë nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) kanë bërë një studim për të gjetur se cilat vende janë më të hapurat sa i takon zhvillimit të tregtisë me pjesën tjetër të botës. Në një listë që ata kane bërë dhe ku hyjnë 137 vende të të gjitha kontinenteve, Zvicra ka zënë vendin e shtatë. Me këtë rangim Zvicra konfirmon pozitën prijëse që së bashku me disa shtete zë në këtë drejtim, ka thënë Margareta Tscheniek nga WEF.
Ajo që vlerësohet në mënyrë të veçantë te Zvicra është ambienti shumë i mirë për themelimin dhe ngritjen e ndërmarrjeve. Po ashtu sa i përket infrastrukturës, Zvicra zë njërin ndër vendet më të larta në listë, thotë Tscheniek. Këtë pozitë Zvicrës ia sigurojnë edhe shërbimet e volitshme financiare që i ofron ajo
Vendin e parë në këtë listë e zë Singapori, të dytin Hongkongu dhe të tretin, Holanda, shkruan srf.ch.
Por, krahas lëvdatave edhe në këtë hulumtim Zvicra merr edhe kritika. Numri tepër i madh i shkallëve të tarifave doganore sidomos sa u përket prodhimeve bujqësore është një hendikep për tregtinë zvicerane.
Ndërsa veçanërisht keq qëndron Zvicra në çmimet për procedurat e siç ka konstatuar hulumtimi, në procedurat e ngarkim-shkarkimit të mallrave. Si shembull merret krahasimi me Singaporin. Sipas studimit të WEF-it dërgimi i një kontejneri me mallra në Zvicër kushton 1400 dollarë ndërsa në Singapor vetëm 500 dollarë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












