Shkurt.ch
Zvicra, edhe me ushtarë në mbrojtje të kufijve
Të angazhuarit në mbrojtje të kufirit, maksimalisht 50 sish, nuk do të jenë ushtarë të thjeshtë ose rekrutë por ushtarakë profesionistë
Pjesëtarët e Forcave të Armatosura, gjatë vitit të ardhshëm do të jenë në dispozicion për të mbështetur trupat kufitare në mbrojtjen e kufijve të Zvicrës. Bëhet fjalë për maksimalisht 50 ushtarë që do të marrin këtë funksion, njofton srf.ch. Këtë e ka kumtuar sot ministri i financave Ueli Maurer në konferencën për media që e ka mbajtur sot në Adelboden të Kantonit të Bernës.
Siç ka precizuar ai më tutje, të angazhuarit në mbrojtje të kufirit nuk do të jenë ushtarë të thjeshtë ose rekrutë por ushtarakë profesionistë, transmeton albinfo.ch. Maurer ka thënë po ashtu se në parim, ushtarët do të kryenin detyra të njëjta sikurse edhe rojtarët e kufirit. Por, ka shtuar ai, “ata nuk do të patrullojnë me pushkë automatike”.
Sidoqoftë, për të marrë vendimin nevojitet miratimi edhe nga Këshilli Federal (Qeveria) dhe nga Parlamenti.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












