Shkurt.ch
Zvicra është bërë më e sigurt
Në vitet e fundit, më pak njerëz kanë qenë viktima të krimit. Për këtë qëllim, vëzhgimi i fundit i sigurisë është i porositur nga komandantët e policive kantonale zvicerane.
“Veçanërisht vjedhjet dhe sulmet kërcënuese që nga sondazhi i fundit në vitin 2011 në mënyrë të qartë kanë shënuar rënie”, tha udhëheqësi i studimit Martin Killias, sipas një deklarate nga konferenca e komandantëve të Policive kantonale (KKPKS).
Kompania Killias Research & Consulting ka bërë sondazh me 2.000 njerëz të zgjedhur rastësisht nga maji deri në shtator 2015. Anketa është kryer në mënyrë të rregullt në 30 vjetët e fundit dhe jep informacion mbi tendencat afatgjata të veprave kriminale.
Sipas anketës, më shumë se tetë nga dhjetë njerëz në Zvicër ndjehen të sigurt. Rreth 11 për qind thanë se kanë qenë të frikësuar në 12 muajt e fundit. Ky rezultat është sigurisht inkurajues, tha kryetari i KKPKS Stefan Blättler.
Problemet shihen në rritje sa i përket vandalizmit dhe grabitjeve. Megjithatë është raportuar për një rënie të lehtë të numrit të vjedhjeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet Para Këshillit Bashkiak, kryetari z. Rosario Petta prezantoi simbolin e dhuruar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicra
Zvicra kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për darkë në Evropë Zvicra, vendi më i shtrenjtë në Evropë për të ngrënë jashtë... -
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé










