E-Diaspora
Zvicra fiton 2-1 dhe siguron biletën për Brazil
Shqipëria, me këtë humbje është përshëndetur përfundimisht nga ëndrra për pjesëmarrje në Botërorin 2014
Zvicra përfundimisht siguron biletën për në Brazil, në botërorin 2014. Shqipërisë i shuhen shpresat edhe kësaj here për të bërë ndonjë befasi.
Shqipëria në këtë ndeshje ka pasur edhe periudha të mira dhe herë pas here ka befasuar skuadrën zvicerane me disa shanse të mira për gol. Por ato nuk kanë arritur të finalizoheshin dhe rezultati i ndeshjes mbetet pasqyrë reale e raportit të forcave të dy skuadrave. Marrë në përgjithësi, Zvicra ka mbizotëruar dhe fitorja e saj është plotësisht e merituar.
Shaqiri, gjatë 52 minutave sa ka luajtur dhe Xhaka e Behrami gjatë gjithë ndeshjes, kanë treguar një persormancë shumë të mirë. KJo natyrisht më shumë vlen per Shaqirin, i cili ka shënuar golin e parë. Mehmedi, i cili ka zëvendësuar Shaqirin, ka qenë mjaft aktiv dhe ka pasur një shans të mirë për të shënuar ndërsa Xhemailin trajneri e ka aktivizuar vetëm në 3-4 minutat e fundit. Kasami, i cili është bërë pjesë e kombëtares vetëm në ditët e fundit, nuk është aktivizuar në këtë ndeshje.
Minuta 93
Përfundon ndeshja Shqipëri – Zvicër, me fitoren e Zvicrës 2 me 1.
Minuta 89
Nga loja del Seferovic dhe hyn Xhemaili.
Minuta 88:
Penallti per Shqipërinë. Salihi e shënon golin e parë për shqiptarët. 2 – 1 për Zvicrën
Minuta 78
Në një grumbullim lojtarësh të të dy ekipeve para portës shqiptare, depërton Lang dhe shënon golin e dytë për Zvicrën. Zvicra 2, Shqipëria 0.
Minuta 75
Roshi pati një shans të madh për të ndryshuar rezultatin. Fati e shpëtoi portën e Benaglios pa u qëlluar.
Minuta 70
Mehmedi pati një shans për gol nga kundërsulmi, por dështon. Po luhet një lojë e nivelizuar.
Minuta 63
Lojën e lëshon Abrashi dhe në vend të tij hyn Hyka. Të dy këta luajnë në superligën e Zvicrës: Hyka për Lucernin dhe Abrashi për GC.
Minuta 53
Nga loja del Shaqiri, në vend të tij hyn Mehmedi.
Minuta 47
Shaqiri shënon gol. Zvicra udhëheq me rezultatun 1-0 ndaj Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2014.
Minuta 45
Pjesa e parë përfundoi me rezuktat 0 me 0. Shaqiri, ashtu siç pritej, ishte cak i disa ndërhyrjeve të ashpra të lojtarëve të Shqipërisë. Madje ai ka pësuar lëndim serioz të këmbës dhe pritej se mund të ndërrohej nga trajneri.
Në të njëjtën kohë, Mehmedi shihej skaj fushës duke u përgatitur për lojë. Por, minuta e 45 përfundoi me të njëjtën përbërje.
Minuta 31
Një kombinim i rrezikshëm për portën shqiptare, Shaqiri – Xhaka përfundon pa gol. Xhaka pengohet në momentin e fundit.
Minuta 19
Një top i gjuajtur për mrekulli nga Shaqiri u kap nga Stocker i cili e shutoi atë drejt në portën e Berishës. Shans i jashtëzakonshëm por rezultati mbetet i barabartë, pasi që e ndaloi porta.
Minuta 7
Rama pati një shans për të shënuar por topi përfundon në duart e portierit zviceran
Ndeshja Shqipëri – Zvicër ka filluar në orën 20.30 në stadiumin jo plotësisht të mbushur “Qemal Stafa”. Loja ka filluar në jë atmosferë të qetë dhe pa ndonjë elektrizim të situatës siç mund të pritej ose siç kishte druajtje nga zviceranët.
Ndeshja është duke u luajtur e balancuar dhe të dyja skuadrat kanë pasur disa sulme jo të parrezikshme në portat respektive.
Formacionet e dy skuadrave janë:
Shqipëria: Berisha, Lila, Cana, Agolli, Bulku, Mavraj, Gashi, Abrashi, Salihi, Kace, Rama.
Zvicra: Benaglio; Lang, Schär, Von Bergen, Rodriguez; Behrami, Inler; Shaqiri, Xhaka, Stocker; Seferovic.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” Në përfundim të semestrit, nxënësit vazhduan mësimin dhe aktivitetet edukative, ndërsa klasa e nëntë nisi punën... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore














