Shkurt.ch
Zvicra, investime të mëdha për sezonin turistik dimëror
Gjatë vitit që po shkon, sipas të parit të turizmit të Zvicrës janë investuar 400 milionë franga vetëm për teleferikë dhe skilifte
Zvicrën e pret një sezon dimëror i suksesshëm në planin turistik. Numri i bujtjeve në hotelet zvicerane gjatë fillimit të vitit që vjen, që është njëherësh edhe fillim i sezonit dimëror pritet të shënojë një ngritje. Kështu së paku beson drejtori i organizatës së turizmit të Zvicrës (Schweiz-Tourismus), Jürg Schmid, i cili thotë se kjo rritje do të sillet në mes të 2 dhe 3 për qind.
Në një intervistë që Schmid ka dhënë për gazetën zvicerane në gjuhën frënge “Le Temps” thotë se ekonomia e turizmit ka reaguar ndaj pësimeve të dy viteve të kaluara. Kjo ekonomi ka bërë investime në infrastrukturë si kurrë ndonjëherë më parë.
Gjatë vitit që po shkon, sipas të parit të turizmit të Zvicrës janë investuar 400 milionë franga vetëm për teleferikë dhe skilifte. Por, as ky sezon nuk do të jetë i kursyer nga problemet. Më së shumi telashe për sezonin në vijim kryetari Schmid pret nga paqëndrueshmëria e motit dhe nga frangu ende i fortë në raport me valutat tjera.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet














