Jeta në Zvicër
Zvicra ka rritur rezervat devizore ndërkombëtare
Rezervat devizore ndërkombëtare të Zvicrës u rriten në qershor, ndoshta për shkak të ndërhyrjes së Bankës Nacionale të Zvicrës në tregjet e monetare pas referendumit në Britani, më 23 qershor, raporton “Reuters”, përcjell albinfo.ch. Dhe pothuajse 52% e votuesve mbështetën daljen e vendit nga Bashkimi Evropian (BE).
Kur rezultati u bë i qartë, Banka Nacionale e Zvicrës SNB, njoftoi se do të ketë ndërhyrje që të mos forcohet frangu, i cili konsiderohet valutë tërheqëse në kohë të pasigurisë.
Deklarata të tilla publike janë të pazakonta, sepse SNB zakonisht nuk komenton mbi veprimet monetare.
Në fund të qershorit SNB ka rezerva ndërkombëtare në vlerë prej 608.811 miliardë franga (623.846 miliardë) në sfondin e 602.148 miliardë frangave në maj.
Sipas Marcus Schmader, një ekonomist në “Wellershoff & Partners”, ndërhyrjet e Bankës Nacionale të Zvicrës në qershor ishin në vlerë rreth 14 miliardë franga. Ndoshta shumica e kësaj shume ka qenë për të ruajtur në ditët rreth referendumit britanik.
Banka Nacionale e Zvicrës refuzoi të komentojë se sa kanë kushtuar ndërhyrjet e saj në tregjet monetare, dhe as se sa kohë do të zgjasë.
Agjencia “Reuters” citon analistët, sipas të cilit Banka Nacionale e Zvicrës ndërhyri më shume se sa pritej.
Ajo pret që institucioni të vazhdojë të jetë aktiv në tregjet e huaja dhe për të mbajtur frangun në nivelin e tanishëm prej 1.08 franga për euro.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











