Shkurt.ch
Zvicra, kampione e mirëqenies
Zvicra konsiderohet si një nga vendet më të mira për të jetuar në mesin e vendeve të Organizatës së Kooperimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OCDE)
Në krahasim me vendet anëtare të OCDE-së, Zvicra klasifikohet ndër vendet ku njerëzit punojnë më shumë, jetojnë më gjatë si dhe kanë të ardhura më të larta.
OCDE-ja ka renditur një seri të dhënash për rajonet e vendeve anëtare të saj, me qëllim që të eksperimentojë një mënyrë të re të vlerësimit të cilësisë së jetës.
“Përqindja e banorëve të cilët të paktën kanë nivelin e arsimimit të mesëm, përqindja e punësimit, përqindja e papunësisë, të ardhurat bruto për banorë, përqindja e vdekjeve për 100 000 banorë, përqindja e vdekshmërisë, jetëgjatësia, përqindja e pjesëmarrjes në votime, aksesi në internet, me një shpejtësi të lartë punësimi e pasuria zvicerane janë disa nga kriteret që e bëjë Zvicrën të jetë vendi më i mirë për të jetuar.
Rajonet ku punojnë më shumë në vend të parë renditen rajoni i Northern-Kanton, Koshin, në Japoni, në vendin e dytë North Dakota në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vend të tretë rajoni i Aland në Finlandë.
Duke krahasuar 367 rajone të OCDE-së, Zvicra është kampione e mirëqenies. Të gjitha rajonet e saj renditen në vendet e para të klasifikimit të bërë për disa kritere, si niveli i arsimimit, jetëgjatësia, përqindja e punësimit, të ardhurat apo dhe siguria.
Zvicra shkëlqen në mënyrë të veçantë për përqindjen e saj të punësimit: pesë rajone të saj renditen në 10 rajonet me nivelin më të lartë të punësimit, nga 82.6 deri në 85 % të popullsisë.
Kampion për nivelin e punësimit renditet South Island në Zelandën e Re, me përqindje punësimi që kap shifrën 85,7 %, për një popullsi më pak se një milion banorë.
Spanja dhe Greqia janë nga vendet më të prekura nga papunësia. Meksika dhe Kili janë vendet më të varfra të OECD-së.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në BernëMbrëmjen e djeshme, Ambasada... -
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026











