Lajme
Zvicra kërkon punëtorë të huaj të kualifikuar
Kërkesa e Zvicrës për punëtorë të huaj të kualifikuar vazhdon të mbetet e lartë. Kjo pasqyrohet edhe në shifrat për lëvizjen e lirë të njerëzve me Bashkimin Evropian (BE), të raportuara nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike, Seco.
Si pjesë e lëvizjes së lirë të njerëzve, janë 68,000 njerëz më shumë që kanë migruar në Zvicër në vitin 2023 sesa ata që kanë emigruar nga Zvicra, transmeton albinfo.ch. Kjo është vlera e dytë më e lartë që nga futja e lëvizjes së lirë të njerëzve me shtetet e BE-së dhe EFTA-s në vitin 2002.
Arsyet e kërkesës së lartë për fuqi punëtore të kualifikuar janë shkalla e ulët e papunësisë dhe në të njëjtën kohë rritja e shkallës së punësimit në Zvicër, shkruan srf.ch
Shkalla e papunësisë e regjistruar në maj 2024
Sipas anketave të Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), në qendrat rajonale të punësimit (RAV) janë regjistruar 105,465 persona të papunë në fund të majit 2024, 1,492 më pak se një muaj më parë. Norma e papunësisë mbeti në 2.3% në muajin raportues.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











