Shkurt.ch
Zvicra lindore kërkon shpejtim të procedurës së azilit
Qeveritë e kantoneve të pjesës lindore të Zvicrës kanë kërkuar nga qeveria qendrore marrje e masave plotësuese lidhur me azilin. Në një letër që konferenca e drejtorëve të drejtësisë dhe të policisë të Zvicrës Lindore i kanë dërguar ministres së drejtësisë dhe policisë Simonetta Sommaruga, veç tjerash kanë kërkuar që procedurës së azilit t`i bëhet edhe një shpejtim domethënës.
Po ashtu qendra federale sipas kantoneve në fjalë duhet sa më shpejt të lidhë marrëveshje me vende të tjera që të mund të kthejë atje azilkërkuesit e refuzuar sa më shpejtë, njofton srf.ch. Kjo për faktin se qysh tash, në veçanti Zvicra lindore ka ardhur në fund të kapaciteteve të saj pranuese.
«Migracioni i pakontrolluar duhet gjithsesi të pengohet», thuhet veç tjerash në komunikatën e asociacionit në fjalë. Dhe për t`u mundësuar sigurua, duhet rritur numri i rojave kufitare.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











