Lajme
Zvicra mbështet specializimin e kuadrove të psikologjisë klinike
Projekti i miratuar nga Qeveria e Zvicrës ka vlerën prej 500.000 eurove për periudhën 2012-2014
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani gjatë një takimi të realizuar të hënën me Markus Baechler, drejtor i Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë ka diskutuar modalitetet e projektit –programit të specializimeve nga lëmi i Psikologjisë klinike, i cili pritet të fillojë së zbatuari gjatë këtij viti në Kosovë, raportojnë mediet në Prishtinë
Ministri Agani e falënderoi Qeverinë e Zvicrës për kontributin e jashtëzakonshëm që është duke e dhënë për zhvillimin e shërbimeve shëndetësore të shëndetit mendor në Kosovë në tërë periudhën e pasluftës dhe ndjeshmërinë e madhe që vazhdon ta tregojë lidhur me këtë çështje aktualisht.
Specializimi i kuadrove në lëmin e psikologjisë klinike do të paraqesë kontribut të rëndësishëm për mirëqenien psiko-sociale të qytetarëve të Kosovës.
Projekti i miratuar nga Qeveria e Zvicrës ka vlerën prej 500.000 eurove për periudhën mars 2012- dhjetor 2014.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










