Shkurt.ch
Zvicra, më pak atraktive për ekspertët e huaj
Ekspertët e huaj që me një term tjetër quhen “expat” gjithnjë më shumë po “ftohen” nga Zvicra. Ata po ankohen se në Zvicër e kanë shumë të vështirë të gjejnë miq. Veç kësaj, ata, sipas një sondazhi të publikuar sot nge mediet zvicerane nuk e konsiderojnë popullin zviceran si shumë miqësor.
Megjithëse Zvicra ende qëndron relativisht lart në listën e vendeve tërheqëse për “expats”, në vendin e katërmbëdhjetë në botë, ata gjejnë një varg vërejtjesh sa i takon ambientit jetësor këtu.
Ekspertët e jashtëm e vlerësojnë lart kualitetin jetësor në Zvicër, rregullimin e transportit, përkujdesjen shëndetësore dhe mundësitë e lëvizjes etj. Po ashtu ekspertët janë të mendimit se në Zvicër sa u përket të ardhurave kalojnë më mirë se në vendin e tyre. Por kjo bëhet relative karshi çmimeve shumë të larta të banimit e të jetesës në Zvicër. Ata ankohen se këtu ka mungesë objektesh banimi me çmime të arsyeshme dhe se përkujdesja për fëmijët kushton shumë shtrenjtë.
Ndërsa gjashtë nga dhjetë të pyeturit kanë thënë se në Zvicër është e vështirë të gjenden miq brenda popullsisë zvicerane. Vetëm 43 për qind të ekspertëve të huaj i kanë përshkruar zviceranët si njerëz miqësorë.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












