Shkurt.ch
Zvicra, me plan emergjent për azilin
Zhvillimet në fushë të azilit nuk mund të parashikohen me saktësi, prandaj nevojiten më shumë se një skenar, ka thënë për mediat një zëdhënës i Departamentit Federal për Drejtësi
Një plan emergjent për azilin ka qenë temë e marrëveshjes që kanë arritur së fundi federata, kantonet, qytetet dhe komunat. Ky plan përmban një numër skenarësh të cilët parashikojnë se si mund të veprohen në varësi nga zhvillimi i situatës.
Sigurisht, zhvillimet në fushë të azilit nuk mund të parashikohen me saktësi, prandaj nevojiten më shumë se një skenar, ka thënë për mediat një zëdhënës i Departamentit Federal për Drejtësi, shkruan srf.ch.
Sipas planit emergjent, federata vazhdon të mbetet përgjegjëse për regjistrimin dhe strehimin fillestar të azilkërkuesve, transmeton albinfo.ch.
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) sipas planit të përmendur do të duhej të rrisë kapacitetin e strehimit nga 4600 vende sa i ka sot në 6000 sish ndërsa në skenarin ekstrem deri në 9000 vende për strehim.
Caku përfundimtar është që të bëhet i mundur regjistrimi dhe verifikimi i azilkërkuesve, para se ata të shpërndahen nëpër kantone.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil










