Lajme
Zvicra mposhti Irlandën, mbetet në garë për kualifikim në Euro
Haris Seferovic me një gol dhe Shane Duffy me një autogol e kanë mbajtur Zvicrën në garë për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2020, duke u ndihmuar helvetikëve ta mposhtin 2:0 lideren e Grupit D, Irlandën, me Ricardo Rodriguez që e humbi penalltinë
Zvicra tani grumbullon 11 pikë, një më pak se Danimarka në pozitën e dytë dhe se Irlanda që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, pas triumfit minimal të martën në Gjenevë, raporton Gazeta Express.
Kombëtarja helvetike po vinte nga një humbje prej Danimarkës në ndeshjen e fundit dhe i duheshin tri pikë sonte për të mbetur në garë për kualifikim.
Pikërisht këtë edhe e arritën me dy futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, që luajtën titullarë.
Zvicra e dominoi takimin duke e kontrolluar lojën dhe duke krijuar më shumë se vizitorët.
Seferovic shënoi një gol fantastik nga largësia për t’i dhënë Zvicrës epërsinë pas një çereku lojë.
Vendasit lëshuan shumë raste për ta dyfishuar epërsinë, përfshirë një mundësi të artë nga penalltia. Por goditja e Rodriguez nga pika e bardhë u prit nga portieri Darren Randolph në minutën e 77-të.
Në minutën e 90+3, Duffy shënoi në portën e vet në tentim për ta larguar topin.
Ndeshjen e ardhshme Zvicra takohet me Gjeorgjinë, ndërsa Irlanda me Danimarkën, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













