E-Diaspora
Zvicra mund Norvegjinë, me një këmbë në Botërorin 2014
Në ndeshje ka luajtur tërë kohën Behrami ndërsa Xhaka dhe Shaqiri kanë luajtur deri në minutën 90. Shaqirin e ka ndërruar Blerim Xhemajli
Kombëtarja e Zvicrës ka mundur me rezultat 2:0 Norvegjinë në një lojë të fortë si mysafire, në Oslo. Pas një rezultati dëshpërues të javës së kaluar kur si vendëse arriti vetëm të barazonte (4:4) kundër Islandës, ishte ky një rast për ngritje të moralit të zviceranëve.
Kthimi i Inlerit si kapiten i skuadrës ka stabilizuar lojën e zviceranëve.
Zbulimi i kësaj ndeshjeje njëherësh pa konkurrence më i miri ishte Fabian Schär. Ai kishte vetëm lojën e tretë për Zvicrën dhe shënoi të dy golat. Disa shanse të mira të Stockerit dhe Xhakës fare lehtë mund ta ngrinin rezultatin më lartë për Zvicrën.
Në ndeshje ka luajtur tërë kohën Behrami ndërsa Xhaka dhe Shaqiri kanë luajtur deri në minutën 90. Xhakën e ka zëvendësuar Senderos ndërsa Shaqirin, Blerim Xhemajli.
Me fitoren kundër Norvegjisë Zvicra jo vetëm që ka stabilizuar edhe më tepër pozitën e saj të parë në grup por është fare afër kualifikimit të aj për Kampionatin Botëror Brazili 2014.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










