Lajme
Zvicra, me kapacitet për të kryer 100.000 vaksinime në ditë
Mbi 2.6 milionë doza të vaksinave janë injektuar tashmë dhe kantonet po rrisin më tej shkallën e vaksinimit
Zvicra ka marrë 620,000 doza vaksinash kundër virusit korona që nga e premtja, ka shkruar të hënën ministri i shëndetësisë, Alain Berset në Twitter.
Kantonet po çojnë përpara fushatën e vaksinimit, ka theksuar ai, shkruan srf.ch.
Më shumë se 2.6 milionë doza të vaksinave janë injektuar tashmë dhe kantonet po rrisin më tej shkallën e vaksinimit, transmeton albinfo.ch.
Berset gjithashtu ka mirëpritur debatin pozitiv të realizuar të hënën me Konferencën e Drejtorëve të Shëndetësisë (GDK) mbi temën e vaksinimeve, modelet fazore dhe certifikatat e Covidit.
Sipas GDK, kantonet mund të presin të furnizohen me më shumë se dy milionë doza Moderna dhe Pfizer / Biontech gjatë majit. Kjo është një rritje e theksuar, e mëtejshme krahasuar me prillin.
“Kantonet janë përgatitur për këto sasi,” ka njoftuar GDK të hënën me kërkesë të agjensisë së lajmeve Keystone-SDA, përcjell albinfo.ch. Ato tashmë kanë infrastrukturën për të kryer rreth 100,000 vaksinime në ditë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës













