Lajme
“Zvicra mund të shërbejë si vend konferencash për Rusinë dhe Ukrainën”
Ambasadori i ri i SHBA-së në Zvicër, Scott Miller, beson se Zvicra ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në miratimin e sanksioneve kundër Rusisë.
Ambasadori i ri i SHBA-së në Zvicër, Scott Miller, beson se Zvicra ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në miratimin e sanksioneve kundër Rusisë, por se mund të bëhet më shumë për të mbyllur zbrazëtirat kur bëhet fjalë për gjetjen e fondeve të oligarkëve rusë.
Ai ka thënë në një intervistë në gazetën në gjuhën gjermane Tages-Anzeiger se neutraliteti nuk ka qenë kurrë një model statik, por model që duhet të përshtatet vazhdimisht me rrethanat. “Zyrat e mira të Zvicrës do të vazhdojnë të nevojiten”, ka thënë Miller, përcjell Albinfo.ch.
Tutje ka folur për rolin që mund të luajë Zvicra. “Për shembull, Zvicra një ditë mund të shërbejë si një vend konferencash që Rusia dhe Ukraina mund ta përdorin”, ka thënë ambasadori i SHBA-së.
Miller, i cili mori postin e ambasadorit të SHBA-së në Bernë në janar, tha se mosmiratimi i sanksioneve kundër Rusisë në vazhdën e pushtimit të saj në Ukrainë do të kishte shkaktuar dëme edhe më të mëdha në reputacionin e sektorit financiar zviceran.
Ai, megjithatë, argumentoi se Zvicra duhet t’i bashkohet Task Forcës së Elitave, Proxies dhe Oligarkëve Rusë, të iniciuar nga qeveria amerikane për të gjurmuar asetet ruse që fshihen në kompanitë guaskë dhe trustet në vend./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë Në pranverën e vitit 2022, ata u përpoqën të merrnin një kontejner me gjysmë ton kokainë... -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në











