Lajme
Zvicra ndihmon shkollimin e komunitetit RAE
Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang tha se ndjehet e gëzuar që Zvicra edhe kësaj here po ndihmon arsimimin e komuniteteve në Kosovë
Ambasada e Zvicrës dhe ajo e Norvegjisë në Kosovë edhe një herë janë dëshmuar se e mbështesin arsimin kosovar. Kësaj herë këto dy ambasada kanë ndihmuar arsimin e komuniteteve RAE (romë, ashkali dhe egjiptian) duke ua ndarë 250 bursa për shkolla të mesme.
Në ceremoninë e ndarjes së bursave ka marrë pjesë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, i cili i falënderoi këto qeveri, për ndihmën që po japin për zhvillimin e komuniteteve.
“Qeveria e Kosovës e ka për obligim dhe do të angazhohet maksimalisht për arsimimin dhe edukimin e komuniteteve përfshirë këtu edhe fëmijët e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptianë. Vetëm të shkolluar dhe të ngritur profesionalisht, ne mund të jemi një shoqëri e fortë dhe e respektuar nga të gjithë”, tha ministri Buja.
Duke ju uruar nxënësve përfitues të bursave ministri Buja i porositi ata që të përkushtohen sa më shumë në mësime që të kenë një jetë më të mirë dhe si rezultat të kemi një shoqëri më të emancipuar.
“Vetëm të arsimuar mund të bëhemi një shtet i fortë, shtet i qëndrueshëm dhe i zhvilluar ekonomikisht “, tha në fund ministri Buja.
Ndërkaq, Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang tha se ndjehet e gëzuar që Zvicra edhe kësaj here po ndihmon arsimimin e komuniteteve në Kosovë. Ajo bëri thirrje për përfshirjen sa më të madhe të femrave të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptianë, njofton kumtesa nga MAShT.
Ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu ndërkaq tha se shteti i tij do të përkrahë Kosovën në vazhdimësi me qëllim që të bëhet shtet një shtet që ofron shanse dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e saj përfshirë këtu edhe komunitetin romë, ashkali dhe egjiptianë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











