Shkurt.ch
Zvicra ndjek penalisht xhihadistët e kthyer nga Siria
Këshilli Federal i ka dhënë këtë përgjigje deputetit nacional Martin Wobmann, i cili kishte bërë një pyetje parlamentare lidhur me këtë
Zvicra ka vendosur të ndërmarrë masa më të ashpra kundër xhihadistëve të cilët kanë jetuar në Zvicër dhe prej këtu kanë shkuar të luftojnë në Siri. Kështu, ekstremistët që kthehen në Zvicër nga Siria, duhet të llogarisin se do të ndiqen penalisht.
Këshilli Federal i ka dhënë këtë përgjigje me shkrim deputetit nacional nga SVP/UDC-ja, Martin Wobmann, i cili kishte bërë një pyetje parlamentare lidhur me këtë.
Në përgjigjen me shkrim të Këshillit Federal më tutje thuhet se sipas kodit penal civil, është e dënueshme mbështetja ose pjesëmarrja në një organizatë kriminale, shkruan srf.ch. Ndërsa sipas kodit penal ushtarak në plan të parë vihet neni mbi shërbimin ushtarak në një ushtri të huaj.
Në lidhje me këtë, mund të jenë të dënueshme edhe veprimtaritë mbështetëse që bëhen mbrapa frontit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër













