Shkurt.ch
Zvicra në finalen e Eurovisionit
Sebalter nga Ticino me këngën e tij " Hunter e Stars " i ka siguruar Zvicrës finalen e Eurovisionit që po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.
Sebalter ka kaluar gjysmë finalen në Kopenhagë me violinën dhe fishkëllimat simpatike që shoqëronin këngën e tij në këtë konkurs muzikor evropian .
28 – vjeçari Sebastiano Paù-Lessi ka studiuar për drejtësi dhe ka punuar si avokat i biznesit në Lugano. Ticinezi do që tani më shumë se kurrë të merret me muzikë.
Shteteve organizatore të Eurovisionit: Anglia, Spanja, Gjermania, Italia dhe shtetit nikoqir Danimarkës iu bashkuan në finale edhe dhjetë këngë prezantuese nga Zvicra, Sllovenia, Polonia, Rumania, Norvegjia, Greqia, Malta, Bellorusia, Finlanda dhe Austria.
Mali i Zi, Hungaria, Rusia, Armenia, Azerbaixhani, San Marino, Ukraina, Suedia dhe Islanda janë kualifikuar në natën e parë gjysmëfinale e cila është mbajtur të martën.
Shqipëria këtë vit është prezantuar me këngën “One night’s anger” nga Hersi Matmuja, por nuk ka mundur të kalojë në finalen e të shtunës, duke u eliminuar në gjysmë finalen e parë.
Finalja e Eurovision 2014 do të mbahet të shtunën, ku do të zgjidhet kënga fituese mes 26 këngëve që kanë arritur në finale.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












