Sport
Zvicra në panik: “Shqipëria po na e rrëmben Florian Kamberin”
"Florian Kamberi duhet të ftohet sa më shpejt nga përfaqësuesja e parë e Zvicrës, në të kundërtën, shqiptarët mund të na e rrëmbejnë nga duart..."
Paraqitjet e mira gjatë këtij sezoni të futbollistit shqiptar, Florian Kamberi, që luan në Gras’hoper, kanë vënë në panik zviceranët se mos po ua rrëmben kombëtarja shqiptare para se ai të aktivizohet për përfaqësuesen zvicerane.
Sulmuesi 20-vjeçar i Gras’hopersit, Florian Kamberi, është duke kaluar një sezon të shkëlqyer në ligën zvicerane.
Kamberi bëri bujë pasi shënoi golin e fitores 3-2 që Gras’hopersi arriti në derbin helvetik ndaj FC Cyrihut.
Paraqitjet e tij u kanë dhënë shkas zërave në mediet zvicerane, të cilat po frikësohen se lojtarin nga Gllogjani i Pejës mund ta rrëmbejë kombëtarja shqiptare, raporton “blick.ch”, transmeton albinfo.ch.
Gazeta zvicerane ka raportuar se Florian Kamberi duhet të ftohet sa më shpejt nga përfaqësuesja e parë e Zvicrës, në të kundërtën, shqiptarët mund ta rrëmbejnë nga duart dhe mund të zgjedhë rrugën e shumë lojtarëve shqiptarë, të cilët kanë bërë karrierë në këtë vend dhe janë bashkuar me përfaqësuesen e Shqipërisë.
Trajneri i U21 të përfaqësueses zvicerane ka thënë se Kamberi nuk është ftuar ende në përfaqësuese, për shkak të konkurrencës së madhe që është brenda ekipit, ndërsa ai shanse më të mëdha i ka dhënë talentit tjetër shqiptar në Zvicër, i cili po ashtu shënoi në këtë derbi futbollistik Shani Tarashaj. “Tarashaj e ka një përparësi më të madhe se Kamberi”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












