Shkurt.ch
Zvicra nënshkruan protokollin për zgjerimin e lëvizjes së lirë me Kroacinë
Edhe pse fillimisht kishte refuzuar të nënshkruante protokollin, Zvicra megjithatë u ka mundësuar kroatëve lirinë e lëvizjes.
Zvicra dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve edhe në Kroaci, bëhet e ditur nga Misioni i Përhershëm i Zvicrës në BE.
Sekretari i Shtetit, Mario Gattiker, ka udhëtuar për në Bruksel për të nënshkruar protokollin për Zvicrën.
Zvicra fillimisht refuzoi të nënshkruante protokollin në lidhje me kroatët duke u bazuar në referendumin e vitit 2014, ku zviceranët votuan “për” kufizimin e emigracionit.
Por, zgjerimi i lëvizjes së lirë të personave në Kroaci është i lidhur me marrëveshjen e hulumtimit “Horizont 2020”. Ky bashkëpunim hulumtues me Bashkimin Evropian është i rëndësishme për Zvicrën.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës Ganimet Shala është asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lublanës, themeluese e Shoqatës së Grave... -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











