Jeta në Zvicër
Zvicra, nënshkruese e apelit për heqjen e dënimit me vdekje
Përveç Zvicrës janë edhe: Britania e Madhe, Norvegjia, Argjentina, Turqia, Australia, Meksika, Benini, Burkina Faso, Haiti, Mongolia dhe Filipinet
Heqja e dënimit me vdekje në gjithë botën është prej kohësh temë debati dhe synim të cilin ia kanë vënë vetes lëvizje të ndryshme. Në vendet e Evropës perëndimore ky dënim tashme i takon të kaluarës.
Një lëvizje serioze për anulimin e dënimit me vdekje ka bashkuar dymbëdhjetë shtete, të cilat kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët. Sipas deklaratës, gjegjësisht apelit të bërë nga nënshkruesit, 12 kryeministra shtetesh nga të gjitha kontinentet, “në shekullin e njëzetenjëtë nuk duhet të ketë ekzekutime shtetërore të dënimit me vdekje”.
Në mesin e 12 ministrave është edhe ministri i jashtëm, njëherësh presidenti i federatës, Didier Burkhalter. Ky i fundit ka bërë përpjekje për sensibilizimin e shteteve me këtë problem edhe gjatë sesionit të fundit të Asamblesë Gjenerale të OKB-së.
Përveç përfaqësuesit të Zvicrës, autorë të apelit në fjalë janë edhe ata nga Britania e Madhe, Norvegjia, Argjentina, Turqia, Australia, Meksika, Benini, Burkina Faso, Haiti, Mongolia dhe Filipinet.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie Gati 40 kilogramë kokainë u gjetën në një makinë në autostradën A2 pranë Capolago në Ticino... -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm











