Shkurt.ch
Zvicra nuk funksionion pa të huajt
Sindikata Unia në veçanti është kundër përpjekjeve për të futur sërish në fuqi “statusin skandaloz të sezonierëve"
Zvicra do të ballafaqohej me probleme të pazgjidhshme nëse nuk do të ishte puna dhe kontributi i të huajve. Një konstatim të tillë e ka bërë sindikata Unia, në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga konferenca e saj për migracion, e mbajtur të hënën. Sipas saj, pjesa më e madhe e punëve dhe shërbimeve veçanërisht në lëmin e përkujdesjes, në ndërtimtari në pastrim dhe në shërbimet personale, do të mbeteshin pa u kryer, shkruan nzz.ch.
Për këtë arsye Unia do “t`i luftojë vendosmërisht” përpjekjet e ndryshme për përkeqësimin e statusit dhe të drejtave të migrantëve. Ajo në veçanti është kundër përpjekjeve për të futur sërish në fuqi “statusin skandaloz të sezonierëve”.
Sindikata Unia do të vazhdojë në mënyrë të intensifikuar fushatën e saj kundër ksenofobisë dhe do të kërkojë vlerësimin dhe respektin për kontributin e dhënë të migrantëve në Zvicër, thuhet në fund të komunikatës.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore














