Lajme
Zvicra nuk ka plane për kontrolle të rrepta në kufirin me Italinë
Zvicra aktualisht nuk dëshiron të vendosë kontrolle të rrepta në kufirin me Italinë, tha këshilltarja federale, Elisabeth Baume-Schneider, të enjten në margjinat e takimit të ministrave të brendshëm të BE-së në Luksemburg, përcjell albinfo.ch.
Në përgjigje të numrit të lartë të refugjatëve dhe emigrantëve, Gjermania njoftoi të hënën se do të vendosë kontrolle kufitare me Zvicrën.
Baume-Schneider, e cila drejton Departamentin e drejtësisë, ka treguar se e ka kuptuar vendimin e Gjermanisë pas një aksidenti fatal të ndodhur së fundmi. Ajo po aludonte për një incident në Gjermaninë juglindore, ku një automjet i dyshuar për kontrabandë u përplas duke ikur nga policia javën e kaluar. Shtatë persona u vranë.
Zvicra nuk dëshiron të vendosë kontrolle të rrepta kufitare me Italinë. Tashmë ka rritur numrin e personelit në trupat e rojave kufitare. Aktualisht janë të mjaftueshme kontrolle më selektive, tha ministri i qeverisë.
Shumë rajone zvicerane në kufi, si kantonet Ticino dhe Basel, kanë lidhje të ngushta ekonomike me fqinjët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik











