Lajme
Zvicra përgënjeshtron Pacollin të jetë konsull nderi i Liberisë
Kandidati i vetëm për president të Kosovës, Behgjet Pacolli, rezulton të mos jetë konsull nderi i Republikës së Liberisë në Zvicër, siç kishte deklaruar në një intervistë për Express më 2 shtator të vitit të kaluar.
Këtë e ka konfirmuar zyrtari për informim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Georg Farago. “Zoti Pacolli nuk gjendet në listën e korit konsullor në Zvicër”, ka thënë ai për Kohën Ditore.
“Unë jam konsull nderi i Republikës së Liberisë në Zvicër. Në bazë të këtij statuti diplomatik, unë e kam akreditimin në Kombet e Bashkuara. Unë do të jem atje pasi që nga data 5 shtator e deri në mëngjesin e datës 9 shtator, kam shumë takime me shumë krerë misionesh të shteteve të ndryshme në OKB”, ka thënë Pacolli për Express.
Kryetari i AKR-së, pak ditë para mbajtjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në shtator të vitit të kaluar, pati deklaruar se do të marrë pjesë atje dhe do të lobojë për Kosovën, si konsull nderi i Liberisë në Zvicër.
Por, diplomati zviceran Georg Farago ka thënë se Pacolli nuk është në regjistër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës si konsull nderi i asnjë shteti në Zvicër.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












