Shkurt.ch
Zvicra pranon 500 refugjatë sirianë
500 refugjatët nga Siria pranohen gjatë tri viteve në vijim. Jo më herët se në tetor pritet të vijnë refugjatët e parë
Zvicra gjatë tri viteve të ardhshme do të strehojë 500 refugjatë nga Siria. Këtë vendim e ka marrë të mërkurën Këshilli Federal në mbledhjen e tij të radhës dhe e ka shpallur atë për medie.
Në kushtet e situatës dëshpëruese që po mbretëron në Siri Zvicra është e gatshme të ndërmarrë një hap të tillë, ka deklaruar qeveria e vendit përmes një komunikate për medie.
Ndërsa, sipas departamentit për çështje juridike dhe policore, Komisariati i OKB-së për refugjatë (UNHCR) tashmë i është drejtuar Zvicrës me kërkesa konkrete për pranimin e refugjatëve sirianë, shkruan nzz.ch.
Jo më herët se në tetor pritet të vijnë refugjatët e parë nga Siria në Zvicër. Bëhet fjalë në radhë të parë për persona në gjendje më të vështirë dhe të lëndueshëm.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











