Shkurt.ch
Zvicra pranon refugjatë nga Siria
Zvicra do të pranojë nga Siria qindra refugjatë - fëmijë, gra shtatzëna dhe pleq
Çdo ditë rreth 8000 sirianë largohen nga shtëpitë e tyre. Shumica e tyre jetojnë në kushte çnjerëzore në kampet e Jordanisë dhe Libanit. Sipas shifrave zyrtare të OKB-së, tashmë mbi 1.6 milion njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre. Më shumë se gjysma e tyre janë fëmijë.
Pritet që javën e ardhshme me kërkesë të ministres zvicerane të Drejtësisë, Simonetta Sommaruga, të vijnë qindra refugjatë në Zvicër nga Siria. Kjo është arritur në bashkëpunim me Agjencinë për Refugjatë të OKB-së (UNHCR), bëjnë të ditur gazetat “SonntagsZeitung” dhe “NZZ am Sonntag”. Sipas burimit të tyre, bëhet fjalë për 300 deri në 500 refugjatë, sidomos viktimave të luftës, fëmijë, gra shtatzëna dhe të moshuar.
Kontingjent refugjatësh me numër aq të madh nuk ka pranuar prej vitesh Zvicra. Gjithashtu edhe kantonet kanë mbështetur kërkesën e Sommarugas.
Sommaruga ka paraqitur në të njëjtën kohë para Këshillit Federal një plan për konsum vjetor për disa qindra refugjatë të luftës, shkruan “SonntagsZeitung”.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër












