Kosova
Zvicra prezanton Strategjinë e Bashkëpunimit me Kosovën
Me rastin e vizitës së zëvendëssekretares së Shtetit të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme, Krystyna Marty Lang, në Kosovë, shteti zviceran ka lansuar Strategjinë e Bashkëpunimit me Kosovën në një ceremoni që mblodhi partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Viti 2018 shënon 20 vjet bashkëpunimi dhe 10 vjet marrëdhënie diplomatike mes Zvicrës dhe Kosovës, theksoi Marty Lang, e cila nënvizoi se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe angazhimin afatgjatë të Zvicrës për të mbështetur zhvillimin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Strategjia zvicerane synon të kontribuojë në progresin e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit rajonal dhe evropian, duke promovuar një sistem politik demokratik, një shoqëri paqësore dhe të bashkuar, duke ofruar qasje gjithëpërfshirëse në shërbimet themelore, sundimin e ligjit dhe një ekonomi sociale të tregut. Zvicra është partneri bilateral i tretë më i madh i zhvillimit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Fribourgut, gjithçka tregon për një shkak teknik të zjarrit.... -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë?











