Shkurt.ch
Zvicra pritet të lejojë sërish detektivët kundër abuzimit me sigurimet sociale
Këshilli Federal propozon që personat e dyshuar të mund të përgjohen vetëm kur ndodhen në ndonjë vend publik. Pastaj përgjimi mund të bëhet më së gjati për 20 ditë brenda një periudhe prej tre muajsh
Në rastet kur zyrtarët e një sigurimi social kanë dyshime se kontributet e tyre i janë paguar dikujt pa të deejtë, ata në të ardhmen do të kenë sërish të drejtë të angazhojnë detektivë socialë. Këshilli Federal (qeveria) ka dërguar për shqyrtim në parlament një ndryshim të të drejtës për sigurime sociale.
Si shkak për këtë ndryshim ligji ka shërbyer një vendim i marrë vitin e kaluar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Gjykata në fjalë ka pasur vërejtje mbi bazën e pamjaftueshme ligjore që ka ndjekur Zvicra me rastin e vëzhgimeve të detektivëve ndaj të dyshuarve për abuzim me ndihmat sociale ose të invaliditetit.
Këshilli Federal propozon që personat e dyshuar të mund të përgjohen vetëm kur ndodhen në ndonjë vend publik. Pastaj përgjimi mund të bëhet më së gjati për 20 ditë brenda një periudhe prej tre muajsh.
Në vitin 2015 sigurimi i Invaliditetit kishte iniciuar hetime për dyshim lidhur me abuzimin e sigurimit dhe 1940 raste i kishte përmbyllur. Dyshimet ishin konfirmuar në 540 raste. Nga këto zbulime rezulton të jenë kursyer 154 milionë franga ndërsa kostoja e pagesës së detektivëve ka qenë rreth 8 milionë franga.
Qeveria po ashtu kërkon të sigurohet që në rastet e zbuluara si abuzime, t`u ndërpritet ndihma personave abuzues. Ndërsa aktualisht ato ndërpriten vetëm në rastet kur i dyshuari ndodhet në burg.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur










