Shkurt.ch
Zvicra, propozime Kroacisë për lëvizjen e lirë
Sekretari shtetëror Rossier i ka ofruar Kroacisë disa propozime lidhur me rrjedhën e lëvizjes së lirë pas rezultatit të iniciativës kundër migrimit masive
Ndër problemet më imediate që kanë lindur pas votimit nga zviceranët të iniciativës «Kundër Migrimit Masiv» është ai i zgjerimit të marrëveshje për lëvizje të lirë edhe me Kroacinë, si anëtari më i ri i BE-së. Rezultati i iniciativës së përmendur e bën të pamundur këtë zgjerim.
Për të kërkuar një zgjidhje të këtij problemi të ri, sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Yves Rossier ka qëndruar sot për një vizitë zyrtare në Kroaci. Me këtë rast ai është pritur nga ministrja e punëve të jashtme e Kroacisë, Vesna Pusic.
Sipas njoftimeve që vijnë nga Ambasada e Kroacisë në Bernë, Rossier i ka ofruar Kroacisë disa propozime lidhur me rrjedhën e mëtutjeshme të kësaj çështjeje. Pala kroate nga ana e saj e ka vlerësuar këtë veprim si shprehje e vullnetit të mirë nga ana e shtetit zviceran. Mirëpo, as Zvicra dhe as Kroacia nuk kanë bërë të ditur përmbajtjen e propozimeve në fjalë.
Pas iniciativës kundër migrimit masiv, Këshilli Federal i Zvicrës kishte vendosur që njëherë për njëherë të mos hynte në bisedime me Kroacinë për zgjerimin e marëveshjes së lëvizjes së lirë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












