Lajme
Zvicra rithekson mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Konfederatës së Zvicrës.
”Në takimin me drejtorin politik të MPJ të Zvicrës, Peter Maurer, ministri Hoxhaj ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, të cilat u vlerësuan të shkëlqyeshme, si dhe për mbështetjen që mund të japë Zvicra në zhvillimin ekonomik dhe në shtimin e njohjeve për Republikën e Kosovës, thuhet në njoftimin për medie të kësaj ministrie”, thuhet në kumtesë.
“Zvicra ka dhënë një kontribut të çmuar në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Për këtë do të jemi gjithmonë mirënjohës”, citohet të ketë thënë Hoxhaj.
Ndërkaq, Drejtori politik i MPJ të Zvicrës, Peter Maurer, ka theksuar mbështetjen e shtetit të tij për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.
“Zvicra edhe këtë vit ka ndarë një fond shumë të madh për shtetet e Evropës Juglindore, prej të cilit do të përfitojë edhe Republika e Kosovës”, citohet të ketë deklaruar Maurer në kumtesën e MPJ.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











