Shkurt.ch
Zvicra rrit shumën e ndihmës për zhvillim
Kjo shumë, e shpërndarë në katër vitet e ardhshme, do të jetë 11.35 miliardë franga, ose 0.5% e brutoproduktit të Zvicrës
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës është shprehur në të mirë të rritjes së shumës së ndihmës për zhvillim që jep Zvicra për vendet e varfra. Kjo shumë, e shpërndarë në katër vitet e ardhshme, do të jetë 11.35 miliardë franga.
Gjatë debatit në parlament, SVP-UDC bëri përpjekje që këtë shumë ta zvogëlojë në 9.6 miliardë franga, por dështoi, meqë shumica e madhe e deputetëve (123 pro, 49 kundër dhe 5 të përmbajtur) votoi për shumën e parë.
Kredia e miratuar prej 11.35 mrd frangash i përgjigjet 0.5 për qind të bruto prodhimit nacional të Zvicrës. Parlamenti, në legjislaturën e tij të kaluar, para një viti e gjysmë, kishte vendosur që kjo përqindje (0.5) e ndihmave për zhvillim të realizohej në vitin 2015. Me këtë rritje, Zvicra është në mesataren e vendeve të OECD-së sa u përket ndihmave për zhvillim.
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër











