Lajme
Zvicra rrit sigurinë në Ambasadën izraelite në Bernë
Zvicra po forcon masat e sigurisë në Ambasadën izraelite në Bernë dhe konsullatën izraelite në Gjenevë, pas sulmeve ndaj Izraelit nga grupi islamik palestinez Hamas dhe bombardimeve hakmarrëse të Izraelit, konfirmoi të dielën Zyra Federale e Policisë, FEDPOL, shkruan swissinfo.
Policia federale u ka kërkuar forcave të policisë kantonale të bëjnë rregullimet e nevojshme, tha një zëdhënës i FEDPOL për agjencinë e lajmeve Keystone-ATS.
Megjithatë, FEDPOL refuzon të zbulojë detaje për të shmangur kompromentimin e sigurisë dhe efektivitetit të masave, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, siguria është forcuar në Francë, Gjermani dhe Britani rreth sinagogave, shkollave hebraike dhe memorialeve, teksa në Zvicër mbrojtja e institucioneve fetare në parim është përgjegjësi e policisë kantonale. Disa institucione, si shkollat dhe sinagogat, marrin mbështetje financiare për masat mbrojtëse.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










