Shkurt.ch
Zvicra shpall konkurs për himnin e saj të ri
Konkursi për tekstin dhe melodinë e himnit të ri hapet më 1 janar 2014 dhe mbyllet në fund të qershorit të po atij viti
Organizata që do ta bëjë gjithë këtë punë quhet SGG (Bashkësia Zvicerane për Bamirësi).
Bazë për himnin e ri duhet të jetë preambula e Kushtetutës Federale ndërsa në melodinë e tij duhet të mbetet e dallueshme vija melodike e “Psalmeve zvicerane”, me çfarë identifikohet himni i sotëm.
Sipas kryetarit të SGG, Lukas Niederberger, krijimi i një himni të ri kombëtar nuk është çështje luksi. Është e kundërta, nevoja për himnin e ri kuptohet si kërkim i qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta të një shoqërie.
Ndërkohë, juria që do ta bëjë përzgjedhjen e himnit pothuaj është kompletuar. 18 anëtarë të zgjedhur deri më tash janë prezantuar në revistën “Revue” të SGG-së. Ata vijnë nga të gjitha regjionet e vendit, dhe përfaqësojnë të gjitha bashkësitë gjuhësore.
Po kështu, në mesin e anëtarëve ka profesionistë dhe laikë si dhe autoritete nga religjionet më të përfaqësuara në Zvicër.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











