Shkurt.ch
Zvicra, vendi më i shtrenjtë në Evropë
Pas qytetarëve zviceranë vijnë norvegjezët në Evropë që duhet të paguajnë më shumë për artikujt e konsumit
Zvicra është vendi me çmimet më të shtrenjta në Evropë. Sipas shifrave të fundit të publikuara nga “Eurostat” çmimet për konsum në vitin 2013 në Zvicër ishin 56% mbi mesataren e BE-së. Më së liri ishte në vendet Evropës Juglindore.
Pas qytetarëve zviceranë vijnë norvegjezët në Evropë që duhet të paguajnë më shumë për artikujt e konsumit.
Vitin e kaluar vendi më i shtrenjtë në mesin e 28 anëtarëve të BE-së ishte Danimarka me një distancë prej 40% nga mesatarja evropiane. Pastaj vinte Suedia (+30%), Finlanda (+24%) dhe Luksemburgu (+23%).
Në vendet fqinje të Zvicrës, megjithatë, niveli i çmimeve ishte më pak se 10% mbi mesataren e BE-së. Në Gjermani ky nivel ishte 2%, në Itali 3%, 7% në Austri dhe në Francë 9%.
Më së liri në vitin 2013 ishte në Maqedoni, Bullgari dhe Shqipëri.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












