Shkurt.ch
Zvicra, vendi me rritjen më të shpejtë në Evropë
Në fund të vitit 2013, numri i të huajve në Zvicër arriti shifrën 1.937, që do të thotë 23.8 për qind të popullsisë së përgjithshme
Popullsia e Zvicrës u rrit vitin e kaluar me 1.3 për qind. Në fund të vitit 2013 jetonin 8’139’600 persona në vend. Përqindja e të huajve ka shënuar rritje nga 23.3 në 23.8 për qind.
Nga 2009 deri në vitin 2012, rritja vjetore e popullsisë ishte 1.1 për qind. Ndërsa rritja prej 1.3 për qind vitin e kaluar ka shënuar nivelin rekord të vitit 2008, kur numri i banorëve është rritur me 1.4 për qind. Kjo do të thotë se Zvicra është një nga vendet me rritje më të shpejtë në Evropë.
Nga 100.600 më shumë banorë që ishin regjistruar në fund të vitit të kaluar në Zvicër, 33.100 prej tyre ishin zviceranë ndërsa 67.500 shtetas të huaj, bëjnë të ditur nga Zyra Statistikore Federale (FSO).
Në fund të vitit 2013, numri i të huajve në Zvicër arriti shifrën 1.937, që përfaqëson 23.8 për qind të popullsisë së përgjithshme. 66 për qind ishin nga vendet anëtare të BE-së / EFTA-s, kryesisht nga Italia (15.4 për qind), Gjermania (15.1 për qind) dhe Portugalia (13.1 për qind).
Tre të katërtat e të huajve jetojnë në qytete. Sipas Zyrës Statistikore Federale (FSO) tre të katërtat e popullsisë jetojnë në zonat urbane. Numri më i madh i qytetarëve jetojnë në pesë qytetet e mëdha: Cyrih, Gjenevë, Bazel, Lozanë dhe Bernë. Në këtë të fundit numri i banorëve ka kaluar shifrën prej 1 milionë banorëve.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













