Sport
Zvicra, vetëm një hap deri në gjysmëfinale
Për golin e parë, të cilin e shënoi Frei që në sekondën e 53-të, ka merita të mëdha edhe Shaqiri, i cili ia përgatiti atij topin për portë
Edhe një fitore e kombëtares U21 të Zvicrës në Kampionatin Evropian të kësaj kategorie që po mbahet në Danimarkë. 2 me 0 ka qenë rezultati i lojës në të cilën për Zvicrën kanë luajtur edhe shqiptarët Shaqiri, Xhaka dhe Abrashi, ndërsa ka munguar Mehmedi.
Për golin e parë, të cilin e shënoi Frei që në sekondën e 53-të, ka merita të mëdha edhe Shaqiri, i cili ia përgatiti atij topin për të shënuar. Pas 40 minutave erdhi edhe goli i dytë për Zvicrën. Kësaj here ishte Emeghara ai që tundi rrjetën kundërshtare dhe ndryshoi rezultatin në 2 me 0.
Loja e kombëtares zvicerane ka qenë përgjithësisht ofensive. Madje, në krahasim me ndeshjen kundër Danimarjës e cila mund të quhej “Shaqiri-Show”, kjo kundër Islandës ishte më shumë ndeshje me ekip komplet efikas në sektorin e sulmit, ka thënë trajneri Tammi.
Pas fitores së dytë radhazi, Zvicra qëndron me një këmbë në gjysmëfinale. Asaj i mjafton një pikë në ndeshjen kundër Bjellorusisë për ta arritur këtë. Ndërkaq Danimarka e mundur nga Zvicra, ka fituar me rezultat 2:1 kundër Bjellorusisë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në BernëMbrëmjen e djeshme, Ambasada... -
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026











