Zvicra zbut sekretin bankar ndaj SHBA-së

Pro kanë votuar 110 deputetë ndërsa 56 kanë qenë kundër. Vetëm SVP-DCU dhe disa deputetë të të gjelbërve kanë kundërshtuar

Zvicra zbut në raport me SHBA-në qëndrimin e saj për sekretin bankar më shumë se me shtetet tjera. Pas dhomës nacionale dje edhe dhoma e kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka dhënë pëlqimin për kërkesat e SHBA-së të bëra në këtë drejtim.

Në të mirë të përmbushjes së këtyre kërkesave, në plotësim të marrëveshjes për tatim të dyfishtë me SHBA-në kanë votuar 110 deputetë ndërsa 56 kanë qenë kundër. Vetëm SVP-DCU dhe disa deputetë të të gjelbërve kanë kundërshtuar zbutjen.

Me këtë votim, Zvicra zotohet që në të ardhmen t`i ofrojë SHBA-së ndihmë administrative edhe në rastet e evazionit fiskal kur nuk emërtohen personat e veçantë amerikanë që kanë bërë evazion fiskal.