Shkurt.ch
Zvicrën mund ta braktisin koncernet e mëdha
Shqetësimet në shoqërinë zvicerane për dallimet e mëdha në paga,mund t`i shtyjnë koncernet e mëdha që selitë e tyre t`i bartin në botën e jashtme
Sipas institucionit liberal të studimeve (Think Tank) “Avenir Suisse”, Zvicra nxjerr fitime të mëdha nga koncernet e mëdha që kanë selinë këtu. Në dritën e pakënaqësive në shoqëri, edhe koncernet e tilla multinacionale duhet të marrin përgjegjësi. Prandaj u takon udhëheqësve të këtyre koncerneve që të zvogëlojnë sërish hendekun në mes të ndërmarrjeve dhe shoqërisë, shkruan “Avenir Suisse” në një letër të publikuar të hënën ku ajo prezanton qëndrimet e veta.
Si shkas për këtë shkresë ka shërbyer debati shoqëror në lidhje me globalizimin dhe pasojat e tij për shoqërinë, me ç`rast një masë e pakënaqësisë drejtohet edhe kundër koncerneve të mëdha. Ky shqetësim sipas Avenir mund t`i shtyjë koncernet në fjalë që selitë e tyre t`i bartin në botën e jashtme dhe kjo do të përbente rrezik për Zvicrën si qendër me rëndësi financiare në botë.
Këtë rrezik qarqet liberale e aktualizojnë duke iu referuar iniciativës së Juso-s për reduktimin e dallimeve në paga 1:12. Për skenarë të ngjashëm të shpërnguljes së firmave të mëdha nga Zvicra është folur edhe me rastin e iniciativës kundër zhvatësve (e cila pak muaj më parë pati fituar bindshëm). Atëherë spekulohej se i pasojë do të kishte edhe shkurtime të vendeve të punës, shkruan nzz.ch.
Ndonëse nuk mund të matet me saktësi kontributi i koncerneve të mëdha për ekonominë e Zvicrës, megjithatë Zvicra nuk guxon të cilësohet si vend që ka vetëm ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Ndërsa dihet se inovacioni në masën më të madhe bartet nga ndërmarrjet e mëdha multinacionale. Këto ndërmarrje po arrijnë që të mbijetojnë në konkurrencë ndërkombëtare, gjë kjo që ka rëndësi për stabilitetin e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel











